Drejtori i Crvena Zvezdas ‘godet’ ashpër Xherdan Shaqirin, shikoni se çfarë i thotë sulmuesit shqiptar

Zvezdan Terzic, drejtori i klubit serb, Crvena Zvezda ka folur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit dhe në veçanti për duelin me Xherdan Shaqirin, sulmuesin shqiptar të klubit anglez.

Xherdan Shaqiri e mposhti Serbinë me Zvicrën në Kupën e Botës, ku edhe shënoi gol dhe festoi me simbolin e shqiponjës, gjë që i acaroi shumë tifozët dhe zyrtarët serb, shkruan GazetaBlic

Tashmë Shaqiri do të luajë sërish ndaj serbëve, por kësaj radhe në Serbi dhe në Ligën e Kampionëve.

“Unë mendoj se ai do të jetë nën presion të pabesueshëm psikologjik, sepse ai do të dijë nga ku po vjen ai, ai e di se Zvezda është një simbol i Serbisë dhe luan në Marakana dhe unë nuk e di nëse do të vijë këtu. Dhe nëse vjen, do të jetë më e vogël se një farë lulekuqe. Unë dyshoj se ai do të vijë”, tha fillimisht drejtori i Crvena Zvedas, Zvezdan Terzic.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe besojnë se Zvezda do të jetë një problem i vogël për ta, PSG ka një buxhet që është i fshehur, mbi një miliard euro, edhe pse 700 milionë euro janë raportuar, Liverpooli ka më shumë se 550 milionë euro, ndërsa ne kemi buxhet prej 20 milionë”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se ndeshja mes Liverpoolit dhe Zvezdës në Serbi do të zhvillohet me 6 nëntor.