Dueli me Povetkinin, shikoni çfarë ka bërë Joshua një orë para meçit

Kampioni botëror i boksit, Anthony Joshua do të ndeshet sonte me rusin Alexander Povetkin në Londër.

Kanë mbetur më pak se dy orë nga ballafaqimi, dhe Joshua tashmë ka nisur përgatitjet.

 

Ai në profilin e tij në Facebook ka hyrë live, teksa shihet duke u bërë gati, me synimin për ta mposhtur rusin.

Meçi i peshave të rënda pritet të jetë jo i lehtë për Joshuan marrë parasysh statistikat pozitive të boksierit rus.