E dashura i vjen nga jashtë, merr propozimin e bukur për martesë në Aeroportin e Prishtinës

Një moment i bukur ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës.

Një i ri kosovar i ka përgatitur një befasi shumë të bukur të dashurës së tij në aeroport.

Derisa Mërgimja po dilte nga Aeroporti i Prishtinës pas arritjes nga Anglia, i dashuri i saj, Leotrimi, e ka pritur me tiungujt e violinës, për t’u ulur më pas në gjunjë duke i propozuar martesë.

Ajo mes emocioneve tha ‘Po’, duke pranuar kështu propozimin, ndërsa të pranishmit të gjithë e duartrokitën këtë moment të ëmbël./

Lexo edhe:  Horoskopi- Sot është ditë interesante