E dhimbshme: Nga i ftohti, fëmijët ngrohin duart në tymin e autobusit

    Përderisa dimri për shumëkë mund të jetë i mirëpritur për shkak të dashurisë që kanë ndaj borës, me shpresën se ajo do të jetë prezente, kjo stinë nuk mund të jetë e mirëseardhur për një shtresë të caktuar të shoqërisë.

    Dhe përderisa për shumëkë temperaturat e ulëta që sjell ky dimër mund të mos jenë aq problem, ngase kanë shtëpitë ku të ngrohen, fatkeqësisht të njëjtin fat nuk e kanë edhe shumë kosovarë në Republikën tonë, shkruan gazetametro.net

    Shumë njerëz në vendin tonë detyrohen të dalin që të mundohen të fitojnë qoftë edhe disa centë duke pastruar xhama të makinave, për të fituar bukën e gojës. Vërejmë se nga këta persona shumica janë të moshës së mitur ose të moshës madhore, por megjithatë të rinjë.

    Ata detyrohen ta bëjnë këtë edhe gjatë ditëve kur temperaturat janë të ulëta. E megjithatë, duke qenë se edhe ata i prekë të ftohtit dhe meqenëse nuk do të arrijnë të ngrohen si gjithë të tjerët, ata mundohen të gjejnë edhe mënyra të jashtëzakonshme që ta përballojnë më lehtë të ftohtit.

    Kështu kanë vepruar disa të rinjë në rrugët e Prishtinës, të cilët shihet se si janë ulur prapa një autobusi dhe mundohen t’i ngrohin duart me tymin që lëshohet nga gypi i prapmë.

    Por, sigurisht, nga ky tym shumë pak mund të ngrohen e shumë mund të dëmtohen për nga shëndeti. /gazetametro.net

    Lexo edhe:  Gazetari serb shruan për Ujmanin: Pa këtë liqen Kosova s’ka as ujë, as rrymë