E ka “zbuluar” Gjuriçi: Prishtina do pakt regjional kundër Serbisë

    Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, Marko Djuric, “e ka zbuluar” çfarë do Prishtina – pakt regjional kundër Serbisë.

    Duke iu referuar një deklarate të Enver Hoxhajt, ka thënë se shqiptarëve “nuk u interesojnë as të drejtat e shqiptarëve, as vetëqeverisja në Kosovës, por dëshira e tyre është pakti regjional kundër Serbisë” dhe se “me këtë është konfirmuar tërë ajo për çka ia kemi tërhequr vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare viteve të kaluara – se elita politike shqiptare në Prishtinë qëllim kryesor ka dominimin shqiptaromadh në regjion”.

    Serbia, ndërkaq, sipas kumtesës së zyrës së Djuricit, paska qëllime tjera, transmeton GazetaMetro.net.

    “Për dallim prej separatistëve të Prishtinës, të cilët duan të bëjnë pakte kundër dikujt, e paktë të tilla nuk bëhen që me dikend të jetosh në paqe, Serbia tërë kohën insiston në liberalizim të tregtisë, tregun unik regjional dhe hapjen e kufijve”, thuhet në kumtesë, sipas të cilës “Serbia nuk dëshiorn të jetë hegjemon regjional, por dëshiron avancimin e të gjithëve në regjion”./GazetaMetro.net

    Lexo edhe:  Aksident në Mitrovicë, vdes serbi