‘E kanë mashtruar kur ishte 17 vjeç’, bashkohet me të motrën e kthyer nga Siria

    Në Kosovë, një grua u bashkua të hënën me motrën e saj, e cila kishte kaluar gjashtë vjet me ekstremistët në Siri.

    Hidajete Delia priti orë të tëra jashtë një strehe për të kthyerit në Vranidoll afër Prishtinës dhe pastaj u lejua të takohej me motrën e saj 23-vjeçare, Dafina.

    Hidajetja thotë se Dafina ishte “mashtruar” për të shkuar në Siri dhe ishte martuar me një burrë që ishte vrarë më vonë.

    Dafina u kthye në Kosovë me dy fëmijët e saj.

    “Motrën, 17 vjet kur i ka pas, e kanë mashtru. Ka shku andej, Një çikë e një djalë i ka. U kthy. Jena shumë të lumtur. Nuk po di me përshkru këtë gëzim që u kthy”, thotë ajo.

    Shumë familje të tjera prisnin ndërkaq për t’u ribashkuar me të afërmit e tyre. Gjatë fundjavës, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, 110 qytetarë të Kosovës u kthyen nga Siria.

    Mes tyre ishin katër luftëtarë të huaj të dyshuar, 32 gra dhe 74 fëmijë./Voa.

    Lexo edhe:  Zeka i reagon Krasniqit: Do të flas një ditë edhe për veprimet tua