E mahnitshme: Qytetarët dalin para Katedrales duke përshëndetur me duartrokitje të gjata Madeleine Albright!

    Në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, në Prishtinë për një vizitë kanë ardhur dy nga njerëzit të cilët ndikuan në lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright.

    Sot ata u pritën nga zyrtarë të vendit tonë dhe krerët e lartë të shtetit.

    Derisa qytetarët në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje, nuk hezituan të dalin rrugëve e t’i përshëndesin ata gjatë rrugës deri në objektin e Qeverisë së Kosovës, përcjellë Indeksonline.

    Megjithatë një pritje fantastike iu bë Madeleine Albright-it edhe para Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ku ishte organizuar nga Zyra e Presidentit një koncert nga Filharmonia e Kosovës.

    Këtë video e ka postuar në llogarinë e tij Facebook ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka.

    Ndryshe, nesër nga ora 11:00 deri në 12:30 ftohen qytetarët të dalin në sheshin e Prishtinës për të nderuar Bill Clinton dhe Madeleine Albright

    Lexo edhe:  Hashim Thaçi zotohet se do ta heqë taksën ndaj Serbisë