E neveritshme çka ndodhë kur nuk i lani reçipetat

Në ditë si këto, ku nga vapa e tmerrshme s’të bëhet të veshësh asgjë, mendja na shkon tek reçipetat. Janë të parat që djerësiten dhe higjena e tyre në muajt e nxehtë bëhet urgjente. Ç’ndodh kur nuk i lajmë? Pasojat janë më serioze seç duken.

Reçipetat do të nisin të mbajnë erë, e cila do të përhapet edhe tek rrobat

Siç e dimë që kur kemi hapur sytë në jetë, nëse nuk i lan veshjet ato marrin erëra të papëlqyeshme. Edhe sytjenat nuk përjashtohen prej tyre. Në ndryshim nga bluzat apo fundet, sytjenat janë në puthitura me lëkurën, çka mund të çojë në erëra akoma më të rënda, të cilat mund të përhapen edhe tek rrobat tuaja.

Në sytjenat tuaja do të zënë vend mikrobet

Bakterie, yndyrë, papastërti, mikroorganizma… këto janë vetëm maja e ajsbergut, mes gjithë atyre që mund të grumbullohen në sytjenat tuaja. Sa më shumë t’i mbani ato pa i larë, aq më shumë do të shumohen këto mikroorganizma. Sipas ekspertëve këto nuk përbëjnë rrezik nëse vihen në kontakt me lëkurën, por nëse janë të gjitha së bashku në një vend, mund të shndërrohen në kërcënim.

Ato mund të njollosen nga djersa

Deordoranti na ndihmon- por shenjat që lë tek të brendshmet nuk janë të mirëpritura. Shpesh hasim njolla të verdha në reçipetat tona që krijohen pikërisht prej tij. Ato janë një rezultat i bashkimit të deodorantit me papastërtinë dhe yndyrnat, çka çngjyros copën e sytjenit dhe lë një shenjë që nuk do të mund ta hiqni.

Mund t’u krijohen puçrra

Irritimi i lëkurës mund t’ju ndodhë sidomos nëse stërviteni me reçipeta sportive, pasi djersisni më shumë. Këto lloj reçipetash janë të puthitura pas trupit dhe përgjithësisht përmbajnë materiale sintetike elastike, të cilat fërkohen pas trupit më lehtësisht se në llojet e tjera. Kjo nuk nënkupton se me reçipetat e zakonshme kjo nuk ndodh. Nëse shihni se ju janë krijuar puçra rreth gjoksit ose pranë sqetullës, filloni të kujdeseni më shumë për higjenën e sytjenave tuaja.

Lexo edhe:  Infeksioni misterioz që po përhapet anembanë globit në fshehtësi

Mund t’ju krijohet një infeksion

Ndonjëherë sepse nuk janë në masën tonë apo, sepse nuk janë larë ashtu siç duhet, rrobat renditen ndër shkaktuesit kryesorë të irritimeve apo infeksioneve të lëkurës. Sipas ekspertëve është fare e thjeshtë që bakteriet apo myku të mblidhen rreth gjoksit, duke qenë një pjesë më e butë. Këto bakterie mund të shkaktojnë skuqje dhe ashpërsim të lëkurës, por edhe infeksion. Në këtë rast, duhet të vizitoheni tek një mjek specialist, pasi mund të çojë në ndërlikime më të rënda.

Mund t’u kruhen thithkat

Nuk ka gjë më të sikletshme se kruarja e thithkave! Dhe ndër shkaktarët kryesorë të këtij problem janë pikërisht sytjenat që nuk lahen aq sa duhen. Është pjesa më delikate e gjoksit, ndaj mund të kthehet lehtësisht në një rrezik, pasi nuk i ka anti-bakteriet e duhura për t’u mbrojtur. Kështu, ndani mendjen; vëreni orën në zile kur të jetë dita e larjes së reçipetave, të paktën 1 herë në javë!