“E premtja përcaktuese, koalicioni VV-LDK, ose Qeveri gjithëpërfshirëse”

    Politologu Ardian Kastrati ka thënë se pret që e premtja e kësaj jave të jetë përcaktuese për formimin e koalicioni nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Kastrati ka thënë se në rast se nuk ndodhë marrëveshja, atëherë duhet të vijnë në shprehje opsione të tjera për formimin e Qeverisë.“Unë pres që deri të premten këta të kenë marrëveshje ose të fillojnë negociatat për krijimin e një mundësie tjetër të krijimit të qeverisë.

    Një opsion i mundshëm është një Qeveri gjithëpërfshirëse, e cila në njërën anë mund të adresojë çështjet emergjente, siç është çështja e votimit të buxhetit dhe të tjera. Kurse ne e kemi Kuvendin legjitim që ka dalur nga 6 tetori, i cili mund ta mandatojë presidentin Thaçi me një Ekip të Unitetit, i cili do të vazhdonte dialogun politik me Serbinë.

    Përderisa Qeveria gjithëpërfshirëse, përveç buxhetit dhe çështjeve të ngjashme, do të mund të adresonte edhe çështjen e përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë ai në RTK.

    Lexo edhe:  Këto janë tri ministritë që Vetëvendosje nuk lëshon pe në koalicionin e mundshëm me LDK-në