E rëndë: Sigurimi i një qendre tregtare në Gjilan rrah një person me të meta psikike

    Sigurimi i një qendre tregtare në qytetin e Gjilanit ka rrahur një person me të meta fizike.

    Rasti i rëndë ka ndodhur rrugën “Zija Shemsiu”.

    “Është arrestuar një person i cili me datën 29.08.2019 derisa ka qenë në vendin e punës si pjesëtar i sigurimit fizik në një hipermarket dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një personi”, njofton policia.

    Policia më tej njofton se viktima ishte person me të meta psikike.

    Për këtë rast në organet e sigurisë ka raportuar babai i viktimës.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Lexo edhe:  Nuk mundi të shkonte në Kuvend, kolegët i shkojnë në shtëpi Adem Mikullovcit