E zbulon ligjëruesi i Parisit: Ky është armiku më i madh i Kosovës prej vitit 1999, nuk është Serbia

    ofesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, në faqen e tij në facebook ka shkruar se prej vitit 1999 armiku më i madh i Kosovës nuk është Serbia por bandat tona sa nën tokë e sa mbi të.

    “Fatkeqësi e jona ishte se partitë shtetngrënëse në vend se t’afronin intelektualë me qëllim zbutjen e vrazhdësisë që përfaqësonin, ato pollen e shumëzuan kontingjente injorantësh me të cilët sot i vërsulen shtetit dhe buxhetit”, shkruan ndër tjerash Kraki.

    Postimi i plotë:

    Derisa bandat dhe injoranca e intensifikojnë ngrënjen e shtetit dhe dhunimin e dinjitetit, të ndershmit me integritet dhe rinia me tru ose janë duke ikë ose janë futë n’izolim shoqëror.

    Fatkeqësi e jona ishte se partitë shtetngrënëse në vend se t’afronin intelektualë me qëllim zbutjen e vrazhdësisë që përfaqësonin, ato pollen e shumëzuan kontingjente injorantësh me të cilët sot i vërsulen shtetit dhe buxhetit.

    Nuk ka rastësi në botë. As në Kosovë s’ka rastësi.

    Prej vitit 1999 armiku më i madh i Kosovës nuk është Serbia por bandat tona sa nën tokë e sa mbi të.

    Habia në rastin e Kosovës është çmenduri.

    Prandaj une nuk habitem më,

    …sepse s’ka rastësi.

    Lexo edhe:  Çfarë po ndodh me çobanin Nasim Haradinaj, sërish e ofendon ambasadorin amerikan