Ekskluzive: Aksion i madh i Policisë së Kosovës në tërë vendin

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësinë kundër krimit të organizuar ka zhvilluar orëve të natës aksion masiv në tërë vendin.

    Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se qëllimi i aksionit ka qenë konfiskimi i armëve ilegale dhe si i tillë po vazhdon edhe në orët e para të mëngjesit.

    Indeksonline merr vesh se janë kontrolluar më shumë se 40 lokacione në qytete të ndryshme të Kosovës.

    Operacioni ka qenë vazhdimësi e aksioneve në luftimin e dukurive negative në vend duke bërë Policinë e Kosovës si institucionin më të besueshëm.

    Lexo edhe:  Ekskluzive: PTK-ja ia shkëput zyrtarisht kontratën Z Mobile-t