Endriti në përkrahje të babait të tij, ja çka ka bërë ai për presidentin?

Endrit Thaçi është i njohur si djali i presidentit Hashim Thaçi, shkruan GazetaBlic.Ai nuk është edhe aq aktiv në rrjete sociale, rrallë ndan imazhe apo postime me ndjekësit e tij.

Së fundi, presidenti Hashim Thaçi ishte në Paris si shkak i mbajtjes së ceremonisë së shënimit të 100 vjetorit të konfliktit që i ka dhënë fund Luftës së Parë Botërore.

 

Aty morën pjesë shumë fytyra të njohura politike botërore, si presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe shumë të tjerë.Presidentin e vendit e uruan shumë njerëz për arritjen e tij duke qene aty prezent, dhe i dhanë një përkrahje të fuqishme.

Por një përkrahje të tillë i ka dhënë edhe djali i tij Endriti.Me një postim në llogarinë e tij ‘Instagram’ ai ka publikuar disa imazhe të babit të tij, pra presidentit Hashim Thaçi bashkë me president të tjerë botëror, duke i bërë atij tag.

Me këtë ai tregon se është krenar me babain e tij.

/GazetaBlic/