ESLKLUZIVE-Flet ish’prokurori Blakaj: Dorëheqja ime ka dy porosi

Ish-prokurori special, Elez Blakaj, është lajmëruar më në fund nga Amerika, kësht duke spjeguar arsyet e largimit nga puna e prokurorit.

Ja letra e plotë e tij:

Të nderuar kolegë, miq dhe qytetarë,
I shtyrë nga reagimet e shumta dhe ndikimin në publik nga dorëheqja ime, kam vendosur që përmes këtij adresimi të sqaroj për kolegët dhe opinionin e gjerë arsyet e dorëheqjës sime.

Këto ditë kam parë e lexuar shkrime të ndryshme si dhe kam dëgjuar për interpretime te ndryshme lidhur me çështjen e dorëheqjes sime. Nuk jam përgjigjur, sepse ashtu siç e kam njoftuar në një letër të veçant për dorëheqjen time kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Blerim Isufaj dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, z. Reshat Millaku, ku i kam theksuar se shkaktarët do të paraqiten, e konfirmoj se disa nga ata veç se janë paraqitur- lajmëruar, tashmë.

• Dorëheqja ime ka dy porosi: Protestë dhe Mesazh!

– Si protestë, në kuptim të shprehjes së pakënaqësisë dhe mospajtimit për një menaxhment skajshmerishtë të politizuar, ku rastet e profilit të lartë shumë vështirë lejohen të kalojnë, e madje edhe kur arrin të kalojnë, i tërë procesi shantazhohet me qëllim që në fazat e me vonshme ato raste të dështojnë, sepse janë aty argat i politikës ditore.

– Ndersa si mesazh, kjo vlen për kolegët, se me asnjë çmim nuk guxojmë t’i shesim parimet dhe dinjitetin tonë, para ngritjes në karrierë, apo për hater të shefave tonë, pagave që nuk i meritojmë, kërcënimeve të ndryshme, favoreve tjera me motive të ulta, etj. sepse me qasjen tonë prej servili jemi duke kontribuar në shkatërrimin e shtetit tonë dhe shpresës për të ndërtuar një shtet ligjor, përpjekje dhe sakrificë e shumë gjeneratave, me përkrahje edhe të miqve tonë (mos na lasht Zoti pa ta!), të cilët jemi duke i humbur çdo ditë e më shumë!

• A kam qënë i kërcënuar!
– Kur e kam pranuar punën si prokuror i shtetit të gjitha i kam llogaritur, e poashtu kam qenë i vetdijshëm se mund të jem i rrezikuar. Po, e them se kam qenë i kërcënuar me parë, e poashtu përfshirë edhe në rastin e “Veteranëve”, mirëpo të gjitha këto i kam injoruar, ani pse vetës dhe familjës ja kam bërë shumë më të vështirë jetën, e për këtë dua t’i kërkoj falje familjes sepse kanë vuajtur shumë, sidomos gjatë vitit të fundit.

Lexo edhe:  Përfundon takimi, Haradinaj tregon nëse hiqet taksa pas letrës së SHBA-së

– Kam pranuar thirrje telefonike nga persona të njohur e të panjohur, më kanë kontaktuar personalisht edhe fizikisht , duke mi përcjell lloj lloj mesazhesh e duke u thirrur në luftën e shenjtë të UÇK-së “ se ki kujdes ku je hi”, “ki kujdes se po do mi njollos vlerat e luftës”, “ pse a po te dhimbën paret e shtetit ty, a mos po ti marrim ty”, “ le, bonja si tjerët” etj., mirëpo të gjitha këto i kam tejkaluar dhe kam vazhduar me punën time me një ekip të vogël bashkëpuntorësh me synimin final që ta kemi një hetim të mirëfilltë, të thellë, gjithpërshirës që duhej te kulmoj me një vendim të bazuar në fakte dhe ligj, në rastin konkret me aktakuzë, që nuk kuptoj arsyet pse ende nuk është dërguar në gjykatë. E për t’ua bërë të qartë se do vazhdoj të hetoj dhe nuk do të ndalem, pavarsisht tentimeve për frikësim, të gjithë antarët e Komisionit Verifikues Shteteror për njohje dhe verifikim te veteraneve, personalisht i kam intervistuar.

– A është dashur t’i lajmëroj këto raste, përgjigja është pooo…., por KU!!!

Në kulmin e këtyre hetimeve, gjatë intervistimeve, Kryeprokurori i Shtetit z. Aleksander Lumezi urgjentisht me fton në zyrën e tij dhe kërkon llogari pse e kam ftuar në intervistim z. Kadri Veselin (madje edhe si deshmitar) për rastin e “Veteranëve”, duke u arsyetuar “ SE ATA KANË IMUNITET NUK KA NEVOJË MI THIRR”, ani pse për këtë çështje ia kam bërë të qartë se Gjykata Kushtetuese në interpretimin e saj “asnjëherë, askujt, në asnjë rrethanë apo cilësi nuk i ka dhënë imunitet kur bëhet fjalë për vepra penale”…. Poashtu, i njëjti e ka hapur edhe temën e rastit “Pronto”, i cili ka provuar të më frikësoj se nese nuk rishikohet aktakuza e dërguar në gjykatë, do të me dërgoj në komision disiplinor… ndersa unë iu kam përgjigjur “Lirisht të parin dërgom mua, se kam problem fare”.

Lexo edhe:  Paralajmërimi i Vuk Jeremiq dridhë Serbinë

– Sinqerisht nga nga ai moment jam shokuar për nivelin e tij, e për me shumë edhe gjatë një takimi të përbashkët pas një jave, në zyrën e tij, përseri për rastin “Pronto” ku ishte i pranishëm edhe z.Reshat Millaku, znj. Drita Hajdari, z. Lulzim Sylejmani, i njëjti i nevrikosur kërkonte llogari, madje edhe duke uluritur pse kemi ngritur aktakuzë, e poashtu kërkonte të rikthehet apo rishikohet aktakuza e cila ishte dërguar në gjykatë!!! Në këtë takim i njëjti pa fije turpi na tregonte se si është takuar me disa nga njerëzit tani të akuzuar (siç ishte Besim Beqaj) dhe se rezultati i punës nuk i pëlqente duke urdhëruar njërin nga prokuroret e zyrës se tij – z. Lulzim Sylejmani TË MBANTE NJË SHENIM ZYRTAR, sepse disa nga NE nuk po pranonim ta rishikonim vendimin e marrë lidhur me aktakuzën e cila veç ishte derguar në gjykatë!

– Nga ky moment e kam kuptuar plotësisht se kush ishte në të vërtetë Kryeprokuroi ynë z. Aleksander Lumezi. Pas këtij takimi jemi kthyer në PSRK, jemi marr vesh me Kryeprokurorin e PSRK-se z. Millaku “se për asnjë veprim tjetër për rastin e “Veteranë