Familjarët e shqetësuar pasi Brovina publikon fotografinë, kërkohet heqja e saj pasi viktima është ende gjallë

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda-Bogujevci- Rama, në fjalën e saj në seancën e Kuvendi të Republikës së Kosovës, ku pritet që të krijohet një Tribunal që do të gjykojë krimet serbe në Kosovë, ka thëën se familja e personit që shihet në fotografinë e publikuar nga deputetja e PDK’së, Flora Brovina, kanë kërkuar që ajo fotografi të hiqet nga të gjitha mediat.

    Ajo thotë se familja janë ankuar edhe tek instituti që udhëheq Vasfije Krasniqi-Goodman, dhe janë jashtëzakonisht të shqetësuar, pasi gruaja që shihet në fotografi teksa dhunohet nga kriminelët serbë është e identifikueshme dhe është ende gjallë.

    Familja po kërkon heqjen e fotografisë. Familjarët janë të shqetësuar. Zonja Brovina është e padrejtë ajo. Imagjino se në çfarë traume kalon ajo, kur e sheh. Edhe familjarët tjerë e shohin atë fotografi”, ka thënë deputetja, raporton Gazeta Express.

    Bogujevci ka thënë se bazuar në atë se çfarë ka kaluar vetë gjatë kohës së luftës, e imagjinon se çfarë traume do të kishte përjetuar nëse dikush do të kishte publikuar diçka të tillë.

    Ajo ka kritikuar deputeten Flora Brovina, duke i thënë se ka rrezik që mund t’i ndodh diçka viktimës pasi është e identifikueshme.

    Nuk e di a ke qëllu ti, me të ndodh diçka e tillë, e me pa vetën në qat gjednje. Ajo mundet me u identifiku, dhe cka nëse i ndodh diçka viktimës”, ka thënë ndër të tjera deputetja Bogujevci-Rama.

    Nddërkohë pas fjalës së saj ka ndërhyrë kreu i Kuvendit, duke thënë se Vasfije Krasniqi-Goodman është heroinë që ka dëshmuar se çfarë ka ndodhur, duke bërë thirrje që të mos devijohet nga ideja se për çfaërë ishin mbledhur në Kuvend.

    Lexo edhe:  Kush janë të 'pazëvendësueshmit' që ligjërojnë në UP edhe pas pensionimit

    Një nga heroinat është Vasfje Krasniqi, është ajo që ka dëshmu për atë cfarë ka ndodhur”, ka thënë Veseli.