Fantastike, Kosova ngritet për 33 pozita në renditjen botërore (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në renditjen botërore të shteteve, pas suksesit në Ligën e Kombeve, e cila doli e para në Grupin 3 të Ligës D, me katër fitore dhe dy barazime e asnjë humbje.

Kosova në Ligën e Kombeve kishte sulmin më të mirë nga të gjitha kombëtaret duke lënë pas kombëtare si Spanja e Franca.

“Dardanët” kanë shënuar 15 gola.

Kosova tani renditet në pozitën e 84-të në ‘World Football Elo Ratings’, që publikohet nga faqja eloratings.net

Kombëtarja e Kosovës kështu është ngritur për 33 pozita më lartë nga viti i kaluar, ku e ka përmbyllur vitin pa asnjë humbje të vetme.

Ekipi i Bernard Challandes këtë vit ka zhvilluar gjithsej 9 përballje, ku 7 prej tyre i ka fituar dhe ka dy barazime, pra duke i llogaritur edhe ndeshjet miqësore.