Faqja e famshme në Facebook publikon fotografi të Prizrenit, revoltohen serbët

Faqja e famshme në Facebook, “Civil Engineering Discoveries”, e cila ka mbi 7 milionë përdorues të rrjetit social që e përcjellin, ka publikuar një fotografi të Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

Por shumë komentues serbë, kanë vërshuar në këtë postim, duke thënë se fotografia është bërë në Serbi dhe se Kosova është Serbi.

Faqja e famshme, në mbishkrimin e saj në publikimin e fotografisë së qytetit të Prizrenit, kanë shkruar “Prizren, Kosovo”.

Kjo ka bërë që dhjetëra komentues serbë të revoltohen dhe të shkruajnë se “Kosova është Serbi”.

Lexo edhe:  Mbi 7.000 vende të lira pune në këtë shtet