Ferizaj, babai plagos djalin pas një mosmarrëveshje

    Sot rreth orës 07:20 të mëngjesit ka ndodhur një plagosje në fshatin Jezercë të Ferizajit.

    Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes babait dhe djalit të tij.

    Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

    “Po, rasti ka ndodhur rreth orës 07:20 në fshatin Jezercë të Ferizajit. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mas babait dhe djalit. Babai e ka plagos djalin e tij 23 vjeçar me armë në këmbë. Hetimet janë duke u zhvilluar. Krejt çka mundem me thanë se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai për Indeksonline.

    Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë.

    Lexo edhe:  Gazetat e Presidentit serb : MI6 po i përgjon Vuçiqin, Daçiqin dhe politikanë serbë në Kosovë