Festës së çlirimit të Kosovës i bashkohet edhe personi që dha urdhër të bombardohet Serbia

    Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do të jetë pjesë e shënimit të përvjetorit të njëzet të çlirimit të Kosovës. Fillimisht, Clark do të pritet nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi në një takim të paralajmëruar në ora 10:00.

    Më pas, ai do të marrë pjesë në tubimin qendror në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në sheshin “Skënderbeu”.

    Në orët e pasdites, do të jetë kryeparlamentari Kadri Veseli ai që do të presë në takim gjeneralin Clark. Ndërsa, ish-komandanti i Forcave të NATO-s në Evropë do të pritet edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

    Lexo edhe:  I ndjeri Arian Daci la pas gruan dhe dy fëmijë (FOTO)