Flaka s’është si Kimi, por këtu po duket pak si ajo

Këngëtarja Flaka Krelani njihet për stilin e saj ku çdoherë vjen më ndryshe.

Për stilin ajo kujdeset vetë, shpesh herë duke u inspiruar nga të tjerët kësaj radhe siç duket e ka gjetur veten te Kim Kardashian.

Në emisionin e ri te Rozal Lati është e ftuar Flaka, emisioni është xhiruar në det ku pjesa e parë është transmetuar dje.

Me një imazh që këngëtarja e ka publikuar në rrjetin e saj social ‘Instagram’, mund të shohim ngjashmeritë me Kim kur ishte për pushime në Kosta Rika.

E veshur me bikine të zeza, syze në sy dhe flokë të gjata ajo pothuajse nuk mund të njihet se është Flaka.
Imazhet mund t’i shihni më poshtë:

Ndryshe, Flaka Krelani vazhdon të befasojë fansat e saj me menyrën e paraqitjes duke u shfaqur sa joshëse dhe provokuese.

Lexo edhe:  E zhveshur në shtrat, moderatorja shqiptare çmend fansat