Flutura Kusari i reagon ashpër Brovinës, fajëson për publikimin e fotos së gruas së dhunuar!

    Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, është shprehur e shokuar nga publikimi i fotografisë së një gruaje të dhunuar nga serbët. Kjo pamje është bërë publike nga deputetja, Flora Brovina.

    “Nëse fotografia është autentike, deputetja e PDK-së Flora Brovina ka shkelur në mënyrë flagrante privatësinë e viktimës dhe familjes dhe ka shkaktuar dëm të pariparueshëm. Mediat duhet të largojnë nga të gjitha portalet e tyre foton/fotot dhe nuk duhet t’i publikojnë ato (aq sa është e mundur) në edicionet e lajmeve. Pas publikimit, përgjegjësia është te mediat që të mos e vazhdojnë cënimin e privatësisë”, ka shkruar ajo.

    Më tej, Kusari theksoi se më e rëndësishme është që publiku dhe gazetarët të mos e identifikojnë direkt ose indirekt viktimen, në asnjë mënyrë.

    “Media, largoni fotot nga online. Largoni e mos kontribuoni në shkeljen e privatësisë”, ka shkruar ajo.

    Lexo edhe:  Franca njeh Ushtrinë e Kosovës