Franca i përgjigjet Trumpit për sugjerimin si të ndalet zjarri në “Notre Dame”

    Agjencia franceze për sigurinë civile “Securite Civile” i është përgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump, për sugjerimin e përdorimit të fikjes nga ajri për zjarrin në katedralen “Notre Dame” në Paris.

    Agjencia ka shkruar në Twitter se hedhja e ujit në sasi të madhe nga ajri mund të çonte në kolapsimin e gjithë strukturës nëpër objekte si kjo e “Notre Damet”.

    “Pesha e ujit dhe intensiteti i rënies në lartësi të ulët mund të dobësojnë strukturën e Notre Damet dhe si rezultat mund të shkaktojë dëme edhe në objektet në afërsi”, ka thënë më tej kjo agjenci.

    Agjencia është pjesë e Ministrisë së Brendshme të Francës.

    Lexo edhe:  Mësoni detajet si hyri në Shqipëri terroristi rus, qëndroi në Azil