Frikë për shëndetin e Angela Merkel, shikoni se si dridhet në pritjen e presidentit ukrainas

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë duke e dridhur pa kontroll dhe menjëherë kanë ardhur shqetësime për shëndetin e saj.

Gjithsesi, 64 vjeçarja, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet duke thënë se ajo ndihet shumë mirë, transmeton Gazeta Express.

Merkel është parë duke u dridhur pa kontroll deri sa qëndronte pranë presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, të cilën e kishte mirëpritur në vendin e saj për bisedime. Temperaturat ishin shumë të larta në kryeqytetin gjerman gjatë kohës së këtij takimi.

E pyetur nga gazetarët pas takimit rreth rastit në fjalë Merkel tha se kishte nevojë vetëm për pak ujë, dhe se tani ndihej shumë më mirë.

Këto janë pamjet deri sa Merkel dridhej.

Lexo edhe:  Ja si rrëzohet aeroplani në Afrikën e Jugut… Video e paparë deri më tash