FSK niset për ushtrime me ushtrinë amerikane

    Një kontingjent i FSK-së është nisur për të marrë pjesë  në ushtrimin fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR) e cila realizon ushtrimin e përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur “Immediate Response -19” (Përgjigjja e Menjëhershme-19).

    Bëhet e ditur se FSK-ja  merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit (EOD).

    Ushtrimi do realizohet prej datës 20 maj deri më 8 qershor  në Kroaci dhe Hungari.

    Ky ushtrimit do të zhvillohet me ekzekutimin e stërvitjeve në terren në nivel batalioni, ku do të përfshijë pritjen, përqendrimin e trupave,  lëvizjen tutje dhe integrimin, me qellim kryesor të ndërveprimit në nivel taktik, në mes të ushtrive të shteteve pjesëmarrëse, transmeton Klan Kosova.

    Lexo edhe:  Në QKUK vdes një grua pas lindjes