Futbollisti që la Serbinë për Kosovën: Jam i gatshëm për ndeshjen me Anglinë

Arton Zekaj është futbollisti që bëri bujë në Kosovë, duke vendosur të braktisë përfaqësuesen e Serbisë për Kosovën.

19 vjeçari që luan për skuadrën franceze Lille, nuk ishte i gatshëm të luante në qershor për Kosovën U21, meqë ishte i lënduar.

Menaxheri i Kosovës U21, Zgjim Sojeva, deklaroi për Indeksonline se Zekaj do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Anglinë.

“Dokumentacionin e ka kompletuar dhe është rikuperuar plotësisht nga lëndimi. Artoni do të jetë në dispozicion të trajnerit Rafet Prekazi për ndeshjen me Anglinë që zhvillohet muajin e ardhshëm” deklaroi Sojeva.

Kosova ka dy fitore në dy ndeshjet e para kualifikues për kampionatin evropian 2021.

4-0 fitoi në viztë te Andorra ndërsa Turqinë e mposhti 3-1 në Prishtinë.

Lexo edhe:  Milot Rashica me një dedikim të veçantë pas arritjes historike