Gani Geci tregon si e kishin rrahur një person së bashku me Sami Lushtakun

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka dhënë një rrëfim në televizionin T7. Geci ka folur në emisionin “Pressing” për luftën, vrasjet dhe kërkim faljen e presidentit Hashim Thaçi.

Geci ka rrëfyer edhe për një ngjarje të pa thënë më parë, të ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Geci në Pressing ka thënë se ai dhe Sami Lushtaku e kishin rrahur një person, të cilin ai e ka quajtur shpiunë shqiptar.

“Njëfare shpiuni shqiptar pat thanë që e di se kush i ka vra policët serbë në vitin 1993, edhe unë Sami Lushtaku dhe disa të tjerë patëm shku dhe e patëm rreh atë shpiunin”, ka thënë Geci.

Geci ka rrëfyer vitet e para fillimit të luftës në Kosovë. Ka treguar si e kishte njohur Adem Jasharin dhe si ishte organizuar grupi i Drenicës.

Lexo edhe:  ‘Përvoja e bën të veten’: Ja sa fiton lypësi legjendar i Prishtinës