Gjen portofolion e humbur, Ganimete Musliu takon studenten dhe ia kthen atë (FOTO)

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se ka gjetur një portofolio të humbur e cila posedonte para si dhe dokumente identifikimi.

    Musliu thotë se të njëjtën ashtu siç e ka gjetur e ka dorëzuar tek studentja Jetlira, së cilës i kishte humbur ditë më parë, njofton Klan Kosova.

    ”Sot e kerkova dhe e takova Studenten Jetlira. Bera tri thirrje telefonike dhe gjeta kontaktin e saj. Arsya e takimit ishte ky portofol (kulete) qe kemi ne dore. Para tri dite pas angazhimeve qe kisha, rruges per ne shtepi ne nje vend shume te frekuentuar, e gjeta ne toke. Kur e hapa e pashe qe portofoli nuk ishte i vjedhur sepse ne te ishin ca te holla (te mjaftueshme per bugjetin e Kosovës) dhe dokumentet personale te identifikimit. Duke u bazu ne vendin dhe kohen erdha ne konstatim se mund ti kete rene nga xhepi. Sot u ndjeva mire qe ia dorzova Jetlires portofolin e saj dhe bashke pijtem nje kafe, u beme mike ne instagram 😀 dhe beme kete fotografi. Suksese ne studime Jetlira!”

    Lexo edhe:  Vuçiq lutet: Hiqeni taksën se po e vuajmë si shtet