Gjesti i pahijshëm që Mimoza Kusari bëri në seancë pas votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë një gjest jo edhe aq të hijshëm pas përfundimit të seancës ku u votua rrëzimi i Qeverisë Kurti.

Dje deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti. Ky mocion u votua me 2/3 e Kuvendit, ku edhe u vendos që Qeveria e Kurti të shpërbëhet.

Pas kësaj seance është Mimoza Kusari-Lila e Vetëvendosjes e cila ka bërë një gjest shumë të turpshëm, ku edhe është kapur nga kamerat e Kuvendit të Kosovës.

Kusari-Lila u drejtohet dy deputetëve të VV’së, Sali Zyba dhe Liburn Aliaj, duke bërë dorën dhe grushtin bashkë, i cili është veprim i turpshëm.

Nuk dihet arsyeja se pse ka vepruar kështu Mimoza Kusari-Lila, por që ky gjest i saj është kritikuar shumë në rrjetet sociale.

Lexo edhe:  Rezultati i LDK’së 206.458 vota, 29 deputetë, lista me emrat e tyre