Gjukanoviq kundërshton korrigjimin e kufijve, i vjen një reagim i ashpër nga kukulla e Vuçiqit

    Kundërshtimi i idesë së korrigjimit të kufijve, nga presidenti i Malit të Zi, Millo Gjykanoviq, nuk po shihet me sy të mirë nga Beogradi.

    Ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili është edhe një kukull e Vuçiqit, ka thënë se përderisa Gjykanoviq po e humb autoritetin në Mal të Zi dhe nuk e ka nën kontroll situatën politike atje, dëshuron që të bëjë probleme për Serbinë.

    Vulin ka thënë se e kupton frikën e Gjykanoviqit nga ndryshimi i kufijve, pasi sipas tij është frikë nga krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe”.

    “Serbia nuk ka pretendime territoriale ndaj Malit të Zi, por disa vende të tjera kanë. Është e vështirë për mua që ta kuptoj, se si Millo Gjukanoviq nuk ka kurajën të thotë një fjalë të vetme kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se do të shlyejë kufijtë ndërmjet shqiptarëve, pavarësisht se ku jetojnë ata”, ka thënë Vulin, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

    Vulin thotë se është e interesante se pre Vulin nuk reagon për diçka të tillë, por flet për diçka për të cilën nuk e pyet askush.

    “Gjukanoviqin askush nuk e ka pyetur për asgjë sa i përket negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ndër të tjera Vulin.

    Ndër të tjera Vulin ka thënë se Gjukanoviq nuk kishte pasur frikë për ‘domino efekt’ në vitin 2006 kur Mali i Zi u nda nga Serbia, dhe kur morri vendim që ta njoh Kosovën në vitin 2008 .

    Lexo edhe:  Plani amerikan: Nuk guxon të ketë ndryshim kufinjsh