Glauk Konjufca padit Dardan Molliqajn për shpifje dhe fyerje

    Nesër, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, do të dorëzojë pranë gjykatës kompetente padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje.

    Kështu ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

    Gjithçka ka filluar mbrëmjen e së shtunës në diskutimet për Projektligjin për Dialogun, kur deputeti i PSD-së dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka akuzuar shefin e grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, se për një vit ka qenë në ShIK.

    “Meqë Glauku flet për sinqeritet e ftoj atë me marrë guximin e me kallxu qysh 1 vjet ditë ka qenë në SHIK. Unë e kam marrë vesh prej Glauk Konjufcës. Kur ka qenë Glauku në SHIK nuk ka qenë në VV. Problem është se nuk ka pas guxim me thënë që ka punu në SHIK”, kishte deklaruar Molliqaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

    Ndërsa, Konjufca i është kundërpërgjigjur: “I pranoj pretendimet e Dardanit, veç me një kusht, nëse ka ndonjë fakt apo ndonjë argument për këtë shpifje, unë i pranoj”.

    Lexo edhe:  Shi i rrëmbyshêm, ky qytet i Kosovës vërshohet