Godet Batatina: Federata nuk është bankë, ia ka dhënë 100 mijë euro hua Prishtinës!

Në emisionin “Favorit” në T7 Tahir Batatina tha për herë të parë se FFK-ja ia kishte bërë edhe për një tjetër favor pak më moti Prishtinës.

Drejtori i Llapit e akuzoi FFK-në se ia kishte huazuar Prishtinës një shumë të madhe prej 100 mijë euro.

Tahir Batatina është i ftuar në emisionin “Favorit” në T7. Drejtori, apo thënë ndryshe njeriu kryesor i Llapit, ka folur rreth parave që Federata e Futbollit të Kosovës ia ka ndarë Prishtinën para derbit të së shtunës së kaluar me Llapin.


Sipas Batatinës, kjo nuk ishte aspak e drejtë nga ana e FFK-së, për të cilën tha se ka gabuar rëndë, duke ia tërheq vërejtjen për më shumë kujdes, transmeton Gazeta Express.

“Para ndeshjes me rivalin për titull të kampionit, Prishtinën, para ndeshjes kemi marrë informacione se janë dhuruar disa mjete për FC Prishtina dhe doëln të sakta”, tha Batatina.

Ai tha se “informacionin për ndarjen e mjeteve për FC Prishtina Llapi e mori nga zyrtarë të Prishtinës”.

Sipas tij, është e palogjikshme që para një derbi të tillë të ndahen ato mjete “S’ka asnjë kriter që një skuadër në Kosovë duhet të marrë mjete finaciare. Duhet të lirohen të gjitha mjetet përnjëherë, për të gjitha klubet, FFK duhet të rregullojë këtë”, u shpreh Batatina.

Ndër të tjera, Batatina tha se me ato para FFK-ja veçse e ka motivuar Prishtinën për lojë. “S’ka rëndësi sa para janë dhënë, me rëndësi ato janë dhe me të vërtetë dhe në njëfarë forme, t’i po e motivon një skuadër tjetër para derbit. Të nesërmen, FFK i thirri të gjitha klubet dhe iu ndau mjete financiare”, vazhdoi Batatina.

Lexo edhe:  Challandes: Jam i lumtur që do të luajmë ndaj ekipeve të mëdha si Anglia

Në emisionin “Favorit” në T7 Batatina tha për herë të parë se FFK-ja ia kishte bërë edhe për një tjetër favor Prishtinës para fillimit të kampionatit. Batatina e akuzoi FFK-në se ia kishte huazuar Prishtinës një shumë të madhe prej 100 mijë euro.

“Kemi informacione që Prishtina ka marrë mbi 100 mijë euro huazim para fillimit të kampionatit”, tha Batatina në emisionin “Favorit”, duke kujtuar se federata nuk është bankë financiare për të dhënë para hua apo për të lëshuar kredi.

Ai ndër të tjera ka kërkuar edhe raporte financiare bankare për të parë se nga sa mjete janë lëshuar për të gjitha klubet, dhe pse me u favorizu një klub, e të tjerat jo. “Klubet duhet të jenë të njëjta”, shtoi ai. “FFK në këtë rast ka bërë gabim që nuk është dashur ta bëjë. Ende s’e kemi të qartë përse janë ato mjete financiare, për çfarë”.

I hidhëruar për gjithçka që ka bërë FFK, Batatina kërkon vetëm raportin bankar për të gjitha klubet. /Gazeta Express/