Grenelli, bashkë me ambasadorin Kosnett në takim me Kurtin

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell.

    Ambasadori Grenell ka shkuar sot në zyra të Lëvizjes Vetëvendosje, për të realizuar një takim me fituesin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit në Kosovë, Albin Kurti.

    Bashkë me Grenellin për vizitë te Kurti shkoi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

    Grenelli mbrëmë pati një darkë pune me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi teksa në orën 11:30 pritet të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

    Lexo edhe:  Burdushi tregon nëse Glauk Konjufca ka qenë për shërim tek ai