Hajnat thyejnë shtëpinë e ministrit Pal Lekaj

    Persona të panjohur kanë thyer shtëpinë e ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

    Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së Lekajt nga kanë vjedhur gjësende me vlerë.

    Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë rast.

    Deri të enjten pasdite nuk është raportuar për persona të arrestuar.

    Lexo edhe:  Vajzat binjake të Vjosa Osmanit mbi 40 mijë euro para të kursyera në bankë!