Hakerët maqedonas rrëzojnë faqet e Dua Lipës dhe Rite Orës

Hekerët nga Maqedonia e Veriut, kanë bërë të ditur se kanë hakuar faqet e dy këngëtarëve shqiptare me famë botërore Dua Lipës dhe Rita Orës, shkruan Gazeta Metro.

‘Macedonian Anonymous’ ka njoftuar se kanë rrëzuar faqet e dy këngëtarëve të famshme shqiptare Dua Lipës dhe Rita Orës.

Ky reagim nga ‘Macedonian Anonymous’ vjen pasi Dua Lipa publikoi në rrjetet sociale një hartë të ”Shqipërisë së Madhe” duke shkruar se shqiptarët janë autokton në Ballkan.

Nga kjo kishte shume reagime të ashpër nga serbet dhe vendet si Maqedonia e Mali i Zi, ku Lipa i kishte futur këto shtete në hartën që pretendonte që kanë qenë të gjithë shqiptarë në të kaluarën.

Dua Lipa më pas shkroi se “Sa herë që botoj diçka për Kosovën, kaosi vjen pas”.

Gjithashtu edhe UNICEF reagoi ndaj mesazhit të Duo Lipës, duke thënë se “Ajo nuk është ambasadorja jonë dhe ne nuk i mbështesim pikëpamjet e saj”

“AnonOpsMKD” mbrëmë bëri të ditur në Twitter se mori përsipër faqen zyrtare të Dua Lipës dhe se ata potencuan se e e bënë atë “thjesht për qëllime shkencore për ata që mendojnë se nuk kanë kapacitet” dhe se nuk ishte funksionale për një orë dhe se dukej kështu:


Diku më vonë, grupi njoftoi se kishte njoftuar gjithashtu se kishte sulmuar edhe faqen e Rita Orës e cila për dy orë ishte jashtë funksionit.