Halil Kastrati tregon nga ju vijnë donacionet për humanizëm

Është bërë emër i njohur me veprat e tij për humanizëm.

Ka gëzuar shumë jetim dhe persona në nevojë.

Humanisti i njohur Halil Kastrati, ka thënë se përkundër që ai ka mbaruar fakultetin e teologjisë, nuk ka ushtruar profesionin e Imamit asnjëherë.

Ai në emisionin “Personale” që transmetohet në RTV Dukagjini ka treguar gjëra interesante dhe të padëgjuara më parë.

“Në fillim kam qenë në mërgim, pastaj kam vazhduar me shoqatën. Mendoj dhe shpresoj se do të vazhdoj këtu edhe në të ardhmen”.

Kastrati tregon se shoqata që tashmë ai menaxhon “Jetimat e Ballkanit”, ka filluar me shërbime për të varfrit në vitin 2009.

“Kur erdha nga kurbeti shoqatën e nisa me Valonin nga Hajvalia dhe mora këshilla nga shumë persona tjerë. Kurse pas themelimit të shoqatës, për t’i bërë hapat e parë na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë i ndjeri Riza Lluka. Edhe sot e kësaj dite ne punojmë më këshillat e tij. Lluka është një personalitet që ka vend shumë special në zemrën time”.