Haradinaj: Minishengeni po bëhet për ta nënshtruar Kosovën

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka organizuar pritje për festat e fundvitit.

Haradinaj në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni ka folur edhe për Mini-Shengenin.

Ai me këtë rast tha se vendet e Ballkanit po e mashtrojnë vetën me idenë tashmë të konkretizuar nga disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, sikur thuhet për liri të lëvizjes, të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve.

“Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë”, tha Haradinaj, raporton EO.

Në fund të javës që shkoi, në Tiranë qëndruan liderët e Ballkanit Perëndimor; Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, në Samitin e thirrur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, për konkretizim të iniciativës rajonale që po quhet “Mini-Shengen”.

Lexo edhe:  Kush është Qerim Kelmendi: Ish-ushtari i UÇK’së që fillimisht u ekzekutua e pastaj ju dogj trupi në këtë vend

Lini një Përgjigje