Historia e fotografisë Holbrooke – Abazi, si vendosën amerikanët ta njohin UÇK’në

Blerim Shala në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka shpjeguar historinë e fotografisë së Hajdin Abazit me diplomatin amerikan, Richard Holbrooke, në odë të burrave në Dukagjin.

Një nga anëtarët e delegacionit të Kosovës në Rambuje ka folur në 20-vjetorin e konferencës dhe negociatat e UÇK’së me ndërkombëtarët gjatë luftës.

Shala ka treguar se Hajdin Abazi, i njohur me nofkën Lum Haxhiu, i ka kërkuar negociatorit amerikan që të intervenojë NATO’ja në Kosovë.

Këtë ia ka kërkuar në takimin e parë të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me të dërguarit e huaj.

Fotografia ishte realizuar në qershor të 98’ës në një odë në Junik, ndërsa Holbrooke kishte zgjedhur që të ulej pranë Abazit.

Shala ka treguar se Holbrooke fillimisht ka dashur të ulej pranë komandantit të Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, mirëpo është kthyer afër Abazit.

Lexo edhe:  Behgjet Pacolli shpërndanë një fotografi ku ai ishte i ri, nuk do ta besoni se sa ndryshe duket!