Humb jetën 20 vjeçari…

    Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali, transmeton Gazeta Metro.

    Dy automjete u përfshinë në një aksident këtë të shtune në një rrugë periferike që lidh Acquaviva delle Fonti dhe Sannicandro në Bari.

    Për pasojë humbi jetën një 20-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.

    Makina e viktimës është përplasur me një tjetër automjet ndërsa ai po shkonte në punë.

    Për nxjerrjen e trupit nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.

    Lexo edhe:  Rrëfimi i gjyshit për nipin e kthyer nga Siria