Humbën jetën në misionin e NATO-s, dy ushtarëve shqiptarë u ngritet memorial

    Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi, dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën në Letoni, në bazën Adazi të NATO-s, do të kujtohen gjithmonë nga brezat që do të hyjnë në atë bazë, raporton newsbomb.al.

    Kështu, është vendosur që në një prej këndeve të kësaj baze, për nder të dy dëshmorëve të Atdheut të ngrihet një memorial, në të cilin janë vendosur dhe emrat e dy ushtarakëve shqiptarë që ranë në krye të detyrës.

    Kanë qenë kolegët e tyre, ushtarakët e tjerë shqiptarë që kanë zbuluar memorialin

    Lajmin e bënë të ditur për median ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka. “Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni.Kolegët e tyre zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!”, shkruan ministrja.

    Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj u ndanë nga jeta në mëngjesin e 6 majit, në një mission për asgjesimin e municioneve eksplozive. Zarife Hasanaj, ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpë.rthimi i eksplozivit, raporton newsbomb

    Lexo edhe:  Kushdo që gjen punë brenda gjashtë muajve në Gjermani, nuk ka nevojë të kthehet në shtetin e tij për vizë tjetër