Ish-kandidatja e VV-së për deputete i kërkon Albin Kurtit të bëj koalicion me Kadri Veselin

    Ish-kandidatja e VV-së për deputet thirrje Kurtit të bëhet bashkë me Kadri Veselin Majlinda Bregasi, profesoresh dhe ish-kandidate e Vetëvendosjes për deputete i ka bërë thirrje Albin Kurtit të bëhet bashkë me ish shefin SHIK-ut për të qeverisur me Republikën.Ka thënë se VV bashkë me LDK-në e çojnë LDK në pension.

    Simpatizantët e Albin Kurtit kanë nisur të shprehen publikisht pro një koalicioni VV-PDK.

    Kështu, Majlinda Bregasi, një ish-kandidate për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, ka nisur të bëjë fushatë për një koalicion ndërmjet Albin Kurtit dhe Kadri Veselit.

    Kandidatja e VV’së që kishte marrë mbi 1 mijë vota në zgjedhjet e 2014-ës ka thënë se Partia e Albin Kurtit me një koalicion me PDK-në do ta çonte LDK-në në pension.

    “Kur nuk ka marrëveshje, ka diplomaci. LVV duhet të veprojë si FITUES, jo të shantazhohet nga pazaret e shpifura në këtë moment krize.

    Një koalicion me PDK do të thotë cuarje në pension të LDK-së”, ka shkruar Bregasi në Fb.Reagimi i ish-kandidates për deputeti ka ardhur pasi LDK dhe VV s’arritën marrëveshje për koalicion pasi s’u pajtuan për ndarjen e pozitave përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Presidentin./Sinjali