Izraeli kurrë nuk e pyet BE për derisa ka mbështetjen e Amerikës

Kosova dhe Izraeli nuk mund të krahasohen, por, mund të krahasohen me një gjë të vetëme: të dya vendet kanë në krah shtetin më të fuqishëm në botë Shtetet e Bashkuara të Amerkiës.

Shteti i Izraelit është krijuar dhe mbijeton falë Amerikës, por edhe nga puna e tyre e madhe në ndërtimin dhe forcimin e shtetit.

Historia e shtetit të Izraelit është pothuajse e ngjajshme me historinè e shtetit të Kosovës, i rrehtuar me armiqë të egër shteti i Izraelit është shteti më i zhvilluar në Lindje të Mesme si nga niveli ekonomik ashtu edhe nga niveli i demokracisë sepse Izraeli është projektuar nga Amerika.

Sa herë Izraeli futet në luftë me vendet arabe ajo kritikohet nga vendet e BE, por, vazhdon të mbrohet nga Amerika, si në rrafshin ushtarak ashtu edhe në rrafshin politik duke zhvilluar beteja politike në OKB.

Por, që Kosova të bëhet si Izraeli s’pari duhet të zhvillohet ekonomikisht dhe të mos varet nga BE, në rrafshin politik mbrohet nga “baba” Amerikë.

BE është në prag të shkatërrimit prandaj nuk duhet pyetur për sigurinë tonë dhe Kosova me ose pa BE duhet të formoj ushtrinë.