Ja në cilin kanal shqiptar mund t’a ndiqni meçin ‘McGregor – Nurmagomedov’

Khabib Nurmagomedov do të bëjë mbrojtjen e parë të titullit të tij të UFC kundër Conor McGregor në T-Mobile Arena në Las Vegas sonte pas mesnate.

Rusi është i pamposhtur dhe u bë kampion duke mposhtur Al Iaquintës në UFC 223 në prill, kurse McGregor do të rikthehet në UFC pas dy vitesh, shkruan GazetaBlicKy takim po pritet me padurim nga tifozët e sportit luftarak dhe biletat për të parë nga afër këtë ballafaqim ishin shitur muaj më parë për vetëm pak minuta.

Takimi do të zhvillohet në Las Vegas të Amerikës, gjegjësisht në palestrën T-Mobile.

Atë mund t’a ndiqni në kanalin SuperSport të platformës së IPKO-s.McGregor pritet të dalë në ring në orën 05:30 pas mesnate, ndërsa rreth orës 05:45 do të fillojë edhe dueli i shumëpritur.GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar për çdo risi.