Ja pasuria e Prokurorit që dha dorëheqje dje

    Presionet dhe kërcënimet, të cilat dyshohet se e kanë shtyrë ish-prokurorin Special, Elez Blakaj, drejt dorëheqjes mbesin enigmatike.
    Dorëheqja e tij, ka bërë bujë në opinion. Menjëherë ka reaguar Prokuroria e Shtetit, duke thënë se nuk e dinë arsyen e dorëheqjes së ish-prokurorit. Mirëpo, ka pranuar se Blakaj ka raportuar një rast të kërcënimit .

    Ish-prokurori së fundi ka qenë duke i hetuar keqpërdorimet me listat e veteranëve të UÇK-së. Hetimet, kanë përfunduar dhe aktakuzën Blakaj e ka dorëzuar te eprorët e tij, porse “ata po e mbajnë të fshehtë”.

    Por, financiarisht, prokurori Blakaj sic duket ka qëndruar mirë. Në deklarimin e pasurisë, të bërë në marsin e këtij viti, Blakaj, ka raportuar për tokë, të tragjiguar nga gjyshi, banesë, si dhe një plac. Të gjitha këto në vlerën e mbi 100 mijë eurove.

    Blakaj ka raportuar edhe një veturë të blerë në vlerën e 5 mijë eurove.

    Por në deklarimin e të ardhurave, Blakaj, përveç rrogës si prokuror i shtetit, i kishte marrë edhe 20 euro nga rimbursimi i kuponëve fiskal në ATK, shkruan Express.

    Vetë Blakaj, edhe më tutje vazhdon të heshtë për opinionin. Ndërkohë, ndërkombëtarët, por edhe vendorët e kanë pritur me shqetësim dorëheqjen e tij, duke kërkuar hetimin e shkaqeve./GazetaExpress/

    Lexo edhe:  Zeka flet për mocionin e paralajmëruar nga LDK për rrëzim e Qeverisë, tregon nëse e përkrahë atë