Ja pse shkaktohet ngërçi i gishtave të këmbëve

E keni parasysh ndjesinë e çuditshme që të jep ngërçi i gishtave të këmbës? Pse shkaktohen këto ngërçe?

Ekspertët mendojnë se ngërçet e shpeshta të këmbëve mund të sinjalizojnë për një problem të fshehur shëndetësor, që mund të lidhet me sistemin e qarkullimit të gjakut ose atë nervor qendror.

Këto janë disa nga shkaqet më të zakonshme të ngërçit të gishtave të këmbëve.

Dehidratimi

Dehidratimi dhe mungesa në minerale (kryesisht kaliumi, kalciumi dhe magnezi) janë disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të ngërçeve në këmbë, shkruan shendeti.com. Kur stërviteni, ju djersitni mineralet ose elektrolitet të cilat nevojiten që muskujt të funksionojnë siç duket. Kjo mungesë shkakton kontraktime ose spazma muskulore, që quhen ndryshe ngërçe.

Këpucët shumë të ngushta

Ngërçet e gishtave të këmbëve shkaktohen zakonisht nga kufizimi i rrjedhjes së gjakut si pasojë e këpucëve të ngushta.

Plakja

Ngërçet e gishtave të këmbëve fillojnë të bëhen më të shpeshta pas moshës 50 vjeç, kur kockat humbasin kalciumin dhe muskujt humbasin elasticitetin. Gjithashtu, ndërkohë që plakemi, funksioni nervor dhe ai vaskular nuk është i njëjtë. Kjo çon në zhvillim të ngërçeve, duke qenë se sistemi nervor, që dërgon sinjale dhe lëndë ushqyese tek muskujt, nuk funksionon aq mirë sa duhet.

Si t’i parandaloni dhe trajtoni?

Së pari, duhet të kuptoni që nuk ka ndonjë kurë apo ilaç magjik për ngërçet e gishtave të këmbëve. Studimet kanë treguar se as suplementet e magnezit nuk funksionojnë në këtë rast. Megjithatë mund të parandaloni shfaqjen e tyre duke: veshur këpucë më të rehatshme, hidratuar (pirë ujë), masazhuar këmbët, kryer aktivitet fizik pa sforco.

Lexo edhe:  E rrallë, Merkel e bën vetë pazarin (Foto)