Ja si prodhohet vera false. Përgatitet për 10 minuta dhe ka kosto…

Një ditë më parë, Top Channel denoncoi skandalin me verën e shitur në një nga restorantet e Tiranës.

Falsifikimin e saj e treguan edhe analizat. Ndërsa sot do t’ju tregojmë se si përgatitet vera sintetike, ose vera pa rrush.

 

Duhen vetëm 10 minuta për këtë mashtrim dhe kostoja është 100 lekë për litër.

Mjekët ndërkaq tregojnë për pasojat që ajo ka mbi shëndetin e konsumatorit.