Jehojnë këngët patriotike para Speciales, kështu u prit Thaçi në ditën e tretë të intervistimit

Sot për të tretën ditë radhazi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të merret në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Presidenti Hashim Thaçi sot do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte.

Ai tashmë ka arritur në selinë e Speciales, ku është pritur me këngë nga disa bashkatdhetarë.

Ata kanë kënduar dhe brohoritur emrin e Presidentit Thaçi në momentin e zbritjes nga vetura dhe hyrjen në objektin e Gjykatës Speciale.