Joshua tregon boksierët me të cilët do të përballet nëse Wilder nuk e pranon sfidën me të

Anthony Joshua dëshiron të përballet me Deontay Wilder me çdo kusht, por nëse ky nuk pranon atëherë ai ka edhe dy opsione tjera

Anthony Joshua më 13 prill do të zhvillojë një duel në Wembley ku do të mbrojtë tituj në IBF, WBA dhe WBO.

Boksieri britanik dëshiron që ëilder të jetë kundërshtari i tij për datën 13 prill, por nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë opsione janë edhe Dillian Whyte dhe Dereck Chisora.

“Unë nuk do të jem në ring deri më 13 prill të vitit të ardhshëm,” ka thënë Joshua për Sky Sports.

“Ju e dini që ne jemi gati për Wilderin. Çfarëdo që të ndodhë, ne jemi gati.

“Vetëm le të jetë ai real në negociata pasi ky është problem i tij dhe jo i imi.

“Unë do ta shikoj edhe meçin Chisora-Whyte. Dua që Chisora të fitojë pasi ai është djaloshi im nga veriu i Londrës. E respektoj atë.

“Dhe Dillian, unë dua që ai të fitojë dhe të ndeshem përsëri me të. Nëse me 13 prill nuk do të vjen ëilder, atëherë këta dy[Chisora-Whyte] janë opsionet e mia,”.