Kadri Veseli e pranonte se partitë ishin pajtuar t’i frynin listat e veteranëve të UÇK-së

    Çështja e veteranëve të luftës tash e sa vite po nxitë reagime të shumta. Në një përplasje në mes të deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli në tetor të vitit të kaluar në seancën e Kuvendit, vetë Veseli iu kishte drejtuar partive politike se të gjithë janë pajtuar për fryrjen e këtyre listave.

    Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku në atë seancë e kishte akuzuar Kadri Veselin, por edhe presidentin Hashim Thaçi se kanë fut veteranë të rrejshëm në lista për vota, shkruan Express.

     

    Abdixhiku kishte thënë se nuk janë 60 mijë veteranë duke e quajtur patriotike verifikimin e listave të veteranëve.

    Por ndaj kësaj deklarate të deputetit ë LDK-së ka reaguar kryetari i Kuvendit. Ai kërkoi nga Abdixhiku të flet me emra konkret se kush i ka fryrë listat e veteranëve.

    “Ti po mendon se janë fry listat a? Janë fry shumë. Unë kam qenë pjesë e koalicionit të kaluar. A e din sa e sa lista janë fry nga partia e juaj. Me qindra vetë, të cilët kurrë nuk kanë qenë në luftë E kemi bërë për hirë të pajtueshmërisë dhe i kemi mbyllë të gjithë sytë”, kishte thënë Veseli në një seancë të Kuvendit të vitit të kaluar.

    Pas kësaj deklarate Veseli doli nga salla ku po mbahej seanca për të shkuar në organizimin e Gjykatës Kushtetuese në 8 vjetorin e themelimit./Express/

    Lexo edhe:  Mediat serbe në alarm: Kosova dërgon njësitë policore në veri