Kë e konsideron AAK’ja rivale kryesore? Tregon Daut Haradinaj

    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për garën mes partive politike për të marrë pushtetin në vend.

    Daut Haradinaj është pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kë e konsideron AAK’ja si rivale kryesore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

    “Unë e shoh LDK’në”, është shprehur Daut Haradinaj.

    Ai ka thënë se i sheh “partitë tjera më poshtë”.

    Lexo edhe:  Vlado Zmajeviqi dënohet për krime lufte në Kosovë