Këto 5 gjëra i përdorim çdo ditë: Por a e dini se për çfarë nevojiten ato në të vërtetë

    Ekzistojnë shumë gjëra në jetë të cilat nuk e dimë në të vërtetë se për çfarë përdoren, transmeton Gazeta Metro.

    I shohim ato çdo ditë, por a keni menduar ndonjëherë se dizajni i tyre mund të ketë ndonjë rol ?

    Cilindri në kabllon e laptopit

    Shumica e kabllove të laptopit në mes kanë një pjesë cilindrike. Ndoshta nuk e keni menduar më herët, mirëpo ky cilindër ndihmon në zvogëlimin e tingujve me frekuencë të lartë, që dalin në qarqet elektrike.

    Vrima në dritaren e avionit

    Vrimat e vogla në dritaren e avionit janë bërë për një qëllim, kjo për shpëtimin e jetës.

    Këto vrima janë për të ndaluar barazimin e ndryshimeve të presionit, në panelet e jashtme dhe të brendshme të dritareve.


    Vrima në një lugë

    Vrima e vogël në lugë ndihmon për të matur sasinë e makaronave që dëshirojmë t’i hamë.


    Xhepi i vogël brenda xhepit të madh

    A e keni menduar ndonjëherë se pse janë bërë xhepat e vogël, kur ka xhepa të mëdhenj.

    Qëllimi i vetëm i xhepave të vogël është për të vendosur ora në ta.

    Pjesa e zgjatur te kapaku i stilolapsit

    Një pjesë e madhe e njerëzve e përtypin kapakun e stilolapsit, ndërsa pjesa e zgjatur e tij ju ndihmon të mos mbyteni./gazetametro.net

    Lexo edhe:  Djali e rrah babain në Podujevë